Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për manipulimin e votës së diasporës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Berisha e cilësoi procesin si të deformuar dhe të mbushur me “krime elektoralë”, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final.
Ai shtoi se Partia Demokratike do të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe çdo rast të blerjes së votës, duke kërkuar mbështetje nga faktori ndërkombëtar për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Deklaratat vijnë ndërkohë që vijon numërimi i votave të ardhura nga Greqia, të cilat kanë qenë objekt debatesh dhe kontestimesh politike gjatë ditëve të fundit.
acdaily
