E rëndë/ U braktis në bodrumin e pallatit nga e ëma, ndërron jetë foshnja

Aktualitet 1.5k Views Add a Comment

Foshnja e porsalindur që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim.

Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com