“Kështu ma ke sjellë vajzën”, halla e të miturës tregon justifikimet kontraditore të drejtoreshës së kopshtit

Aktualitet 1.5k Views Add a Comment

Gjatë një lidhje telefonike në një program televizive, familjarja e 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja, përmenden justifikmet që drejtoresha e kopshtit “4 Stinët” i ka thënë kunatës së saj.

Në momentin që vëllai i saj ka shkuar për të marrë vajzën në kopsht pas lajmërimit nga drejtoresha, e ka gjetur 3-vjeçaren duke qarë dhe me këmbën e fryrë. Drejtoresha i ka thënë “e ka pickuar diçka”.

Pas mbërritjes së 3-vjeçares në Spitalin e Traumës ku mjeku ka kërkuar informacione për gjendjen e fëmijës, ajo ka thënë “nuk e di, ka rënë nga krevati”.

Nënës së vajzës ajo i ka thënë një tjetër justifikim, të cilin halla e përmend.

Familjarja: Mjeku ka pyetur, i është drejtuar vëllait tim. Vëllai im i ka drejtuar dorën zonjës drejtoreshë dhe zonja drejtoreshë thjesht ka thënë nuk e di, mendojmë që ka rënë nga krevati sepse nga zonja drejtoreshë kanë ardhur 2-3 justifikime.

Justifikimi i tretë, i fundit fare dhe më absurdi ka qenë kështu ma ke sjellë vajzën, i ka thënë kunatës.

Gazetari: “Kështu ma ke sjellë vajzën?”

Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar: Edukatorja qante dhe thoshte “obobo ç’i bëra vetes”

Jo vetëm 3-vjeçaren, nesër del një tjetër rast dhune nga edukatorja Majlinda Dehima

Familjarja: Po, ky ka qenë justifikimi i tretë që është harruar të përmendet, jo më pak i rëndësishmi por kështu ma ke sjellë vajzën, unë nuk i kam bërë asgjë fëmijës tënd.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com