Prapaskenat/ Karriget mbi kokë, Berisha i jep urdhër Zhupës: Ina, filmoje pak!

679 Views

Opozita ka bllokuar Parlamentin edhe këtë seancë. Deputetët e PD-së morën karriget dhe i vendosën në foltore. Të gjitha. Duke lënë socialistët në këmbë.

Sali Berisha u fut LIVE në Facebook duke mos u kursyer për asnjë. I çoi “selam” edhe kryeministrit Rama që është nisur për në Francë. Mes deputetëve nuk munguan batutat.

“Ina filmoje pak. Ina filmoje pak, sepse do të telefonojë Ramën në EcroChat”- i jep urdhër Berisha deputetes Ina Zhupa që po transmetonte përmes telefonit gjithçka në Facebook.

Disa nga socialistët u “ankuan” për filmimet, por Zhupa me buzëqeshje u kërkoi “varet si rrini, po qëndruat mirë do të dilni mirë”.

“Kush i shpiku telefonat?!! Qemë rehatë pa telefona” – tha Dash Sula.

Eduard Shalsi teksa mori karrigen për t’u ulur kishte një këshillë për Zhupën. “Ina duhet të punosh çikë më mirë me dorën. Me këndin”.

Share This Article