A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor? Sizmiologu i njohur zbardh detajet: Jemi shumë pranë një kontakti të pllakave…

969 Views

Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur rreth tërmeteve.

Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është kontaktit të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë.

Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.

Për të thënë se cila do të jetë e ardhmja është e vështirë ta thuash, por aktiviteti sizmik që prej 26 shtatorit ka qenë një aktivitet normal në sensin që nuk është se është vërejtur diçka e shtuar që mund të krijojë një lloj alarmi”,-tha Damiano Koxhaj.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara