E fundit! Një person i vrarë në Laknas, ka dhe të plagosur

E fundit! Një person i vrarë në Laknas, ka dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në Laknas. Të shtëna me armë janë regjistruar në zonë dhe deri më tani flitet për një të vrarë dhe një të plagosur.

Autori është një 70-vjeçar, i cili pas një konflikti me dy persona ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Viktima është Shefqet Hasa, i plagosur ka mbetur Besim Keqa. Ndërsa autori është Maliq Marku fqinj i tyre.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com