Pritë poshtë shtëpisë! Killeri ul xhamin dhe qëllon tre herë drejt 43-vjeçarit

218 Views

Atentat shqiptarit në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kato Achaia.

Sipas informacioneve të “Protothema.gr”, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur një 43-vjeçar nga Shqipëria po kthehej në shtëpi.

Ndërsa ndodhej jashtë rrethimit së shtëpisë së tij, atij i është afruar një makinë e zezë e drejtuar nga një i panjohur, i cili ka nxjerrë armën, e ka drejtuar drejt 43-vjeçarit dhe nga brenda makinës ka qëlluar tri herë.

Si pasojë e të shtënave, shqiptari mbeti i plagosur.

Share This Article