U takua me vrasësin në pyll? Shtohet misteri për vrasjen makabre të Bledar Dedjas, dalin detaje të reja

248 Views

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptarit, Bledar Dedja në Itali. Siç bëjnë me dije mediat italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, e cila u gjet 100 metra larg trupit të viktimës.

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura.

Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo. Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

Share This Article