Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli dhunonte gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij ne dhe i mbante mbyllur në shtëpi.
35-vjeçari nuk i lejonte ato të dilnin nga shtëpia dhe kur e bënte vetë i monitoronte me kamera të instaluara në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.
Madje ai kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.
Më parë bashkëshortja e tij ka tentuar vetëvrasjen. Në banesën e tyre janë gjetur dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.
Për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra gruaja u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.
Rey