Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare, policia raporton detajet

85 Views

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare.

Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.

Tutje, Bytyçi ka deklaruar se rasti hapet rast “Hetim I vdekjes”.

Share This Article