Kush e vrau Liridonën? Çfarë tha Naim Murseli, gazetari: Do zbardhet…

Aktualitet 233 Views Add a Comment

Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt janë marrë në pyetje nga prokuroria.

Por zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj u shpreh se nuk mund të japë detaje të hollësishme në këtë fazë të hetimeve.

Gazetari Flamur Kabashi nga “Betimi për Drejtësi” në Kosovë në një intervistë me “Skype” për “acdailynews.com” deklaroi se ende nuk është zbuluar se çfarë ka deklaruar Naim Murseli në prokurori.

Të parët kemi publikuar dokumentet për dosjen e Liridonës. Në ato kërkesa Naimi i mohon veprimet e veta. I dyshuari tjetër, e pranon që është bërë porosia për vrasje. Janë marrë në pyetje.

Avokatja e Naim Murselit ka deklaruar se nuk ka përfunduar marrja në pyetje akoma, por do të vazhdojë. Deklaratat në prokurori nuk e kemi mundur ta sigurojmë.

Pra ajo që kanë deklaruar në prokurori nuk e kemi siguruar. Dëshmia e marrjes në pyetje. Besojmë se kjo dosje do të zbardhet.

E kem pasur fillimisht një prokurore, është ndërruar, shpresoj që të mos ndikojë në rast. Prokurorja është serbe, por nuk besoj se do të jetë pengesë gjuha, shkon më ngadalë sepse duhet përkthyer, por nuk shoh që ka pengesa në administrim të drejtësisë” tha ai për “acdailynews.com”.  

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com