Ngjarje horror/ Mbajti vajzën në bodrum për 24 vite dhe lindi 7 fëmijë me të

Bota 223 Views Add a Comment

Josef Fritzl, austriaku që e mbajti vajzën e tij të burgosur në bodrum për 24 vjet dhe kishte shtatë fëmijë me të, do të mund të largohet nga burgu me kusht për t’u transferuar në një azil pleqsh.

Gjykata në Krems të Austrisë mari vendmin sot, paso sipas një raporti psikiatrik, 88-vjeçari vuan nga demenca dhe nuk paraqet më rrezik për publikun.

Prokuroria mund ta apelojë vendimin brenda 14 ditëve, vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se rasti i bujshëm doli në dritë në vitin 2008, kur vajza e Fritzl, Elisabeth, asokohe 42 vjeçe, përfundoi në urgjencë dhe më pas i tha policisë se ishte mbajtur rob nga babai i saj për shumë vite.

Burri ndërkohë ka ndërruar emrin, ashtu si edhe vajza e tij që jeton në një vend të panjohur në Austri, ndërsa shtëpia ku ndodhën këto ngjarje të tmerrshme, është shembur.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com