Një ish-efektiv policie ka vrarë famiiljen e tij dhe më pas veten në Podgoricë të Malit të Zi. Vijesti shkruan se tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate.
Ish-efektivi i policisë me inicialet M.D ka vrarë gruan dhe djalin me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten. Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa gruaja e tij ishte edukatore, raportojnë mediat e huaja.
Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja e akumuluar e shkaktuar, pasi djali i tij ka ndërruar jetë.
acdailynews