“Policia gjeti 25 letra në banesën e Jetnor Zhabolit”, gazetarja Hoxha zbulon çfarë shkruante në to bashkëshortja e tij

Aktualitet 245 Views Add a Comment

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në Top Story se policia kishte gjetur 25 letra në banesën e Jetnor Zhabolit, i cili mbajti të burgosur bashkëshorten e tij në banesë për muaj me radhë.

“Në këqyrjen e banesës policia ka gjetur një valixhe me 25 letra të shkruara në momente dëshpërpërimi, linte porosi për vëllain, duke bërë monologun me të shkruar.

Për shkak të këtyre letrave, policia ka referuar shkaktimin e vetëvrasjes në tentativë. Disa herë ka tentuar t’i jap fund jetës.

Ka pasur letër drejtuar bashkëshortit ku e pyet pse çfarë ka ndodhur me ty. Të shkruara edhe në fletoret e fëmijëve.”-tha gazetarja Anila Hoxha.

Në studion e Top Story u soll edhe një letër, ku bashkëshortja i kërkonte ndjesë familjarëve, njëkohësisht u kërkonte atyre të kujdeseshin për dy fëmijët e saj.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com