Spitali Amerikan pas vrasjes së Iridës: Të pikëlluar dhe me dhimbje të thellë!

Spitali Amerikan ka reaguar së fundmi në lidhje me ‘vrasjen’ e Iridës 28-vjeçare pas operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale. Spitali thotë se i vjen keq dhe ndjen një pikëllim të madh për këtë ngjarje, por përgjegjësi nuk mban aspak.

Sipas spitalit, ndërhyrja është kryer konform çdo protokolli mjekësor, por pacientja ka shfaqur komplikacione të papritura.

Mirëpo kjo bie ndesh me fjalët e vëllait të së ndjerës, i cili thotë se motra e tij kurohej nga kanceri, por mjekët e atij spitali nuk e kanë marrë fare parasysh këtë gjë.

“Spitali Amerikan” është aq i “pastër” në këtë ngjarje, sa ka vendosur të mbyllë edhe komentet në postimin e deklaratës. Pse vallë?!

Deklarata e plotë: Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.

Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional.

Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.

Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.

Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com