“Siborën e ka vrarë mafia shqiptare”/ Avokati i shqiptares tregon dëshminë e ish-partnerit të saj

Avokati i Sibora Gaganit ka qenë në një lidhje direkte në një intervistë televizive, ku ka dhënë detaje nga vrasja shqiptares në Spanjë në 2014.

Ish-partneri i saj Marko Romeo, në një letër të drejtuar gjykatës, ku shprehet i penduar për vrasjen e gruas së tij Paola, ka deklaruar se nuk ka qenë ai që e ka vrarë Siborën në 2014, por vetëm e ka murosur në apartamentin e tyre.

Sipas avokatit, Marko ka deklaruar se Siborën e ka vrarë mafia shqiptare, pasi ajo nuk i kishte paguar një borxh. Madje sipas tij mafia shqiptare e ka kërcënuar që të zhdukë trupin e Siborës, se përndryshe do e vrisnin.

Juan Manuel: Çështjen e zhdukjes së Siborës nuk e kanë trajtuar si një zhdukje të shkallës së lartë. Nëse Marko do ishte marrë që në 2014 në pyetje dhe pyetjet do ishin trajtuar me seriozitetin e duhur, zhdukja e saj do ishte trajtuar siç duhet.

Kur në media u publikua se Marko ka vrarë gruan e tij Paola, sipas avokatit, ish-punëdhënësi i Siborës i ka dërguar artikullin nënës së saj. Nëna e saj, siç tregon avokati ka thënë se ishte e sigurt që ai ishte vrasësi i së bijës, pasi kishin gjithë kohës debate, ishte posesiv dhe problematik.

Avokati: Marko  nuk e pranon vrarjen e Siborës, ai ka dëshmuar që vrasjen e Siborës se ka kryer mafia shqiptare për shkak të një borxhi që kishte. Në fillim Marko ka deklaruar për policinë se e ka vrarë dhe e murosur, por tani përmes letrës që ka dërguar në gjykatë, e ka tërhequr.

Kërkon të marrë lehtësirat në dënimin e tij. Sipas versionit që ai thotë, mafia shqiptare pasi e ka vrarë Siborën, e ka detyruar Markon ta murosë sepse ndryshe do e vrisnin dhe atë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com