Aksident i rëndë në Elbasan, turisti përfundon poshtë automjetit

Aktualitet 99 Views Add a Comment

Një aksident i rëndë raportohet në Pajovë të aksit Elbasan-Peqin.

Një autokolonë me motorristë të huaj është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë e Peqinit.

Një prej motorristëve të huaj gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motorristëve të huaj.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com