‘Ia kam blerë unë!’, ja si i shkrumboi 41-vjeçarja makinën të dashurit në Durrës

Aktualitet 148 Views Add a Comment

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes në Durrës, ku një 41-vjeçare, me ndihmën e vëllait dogjën një makinë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar sëfundmi se partneri komunikonte me të tjera.

Ndonëse 41-vjeçarja jetonte në Itali ku kishte dhe një qendër estetike, ndërsa me të ardhurat e fituara nga puna kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar.

Siç raporton Haxhiaj, Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj.

Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj, në bashkëpunim me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj.

Madje ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por ngjarja në fjalë është parandaluar.

Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35-vjeçari me inicialet M.S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com