Policia ka dhënë detaje të reja nga rasti i rëndë i dhunës në familje ku 34-vjeçari, Asqiri Mandri, mbante të mbyllur në shtëpi nënën e katër fëmijëve të tij dhe e dhunonte sistematikisht sa herë kthehej nga Gjermania.
Pas rikthimit të tij në atdhe, prej gati 6 muajsh ai kishte nisur të monitoronte ambientet e shtëpisë me kamera sigurie, 34-vjeçari rezulton se është i pa punë madje ka penguar dhe të shoqen e tij të punojë, e cila fillimisht për rreth dy javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë të së shoqit.
Gjithashtu në informacionet e fundit mësohet se 34-vjeçari ushtronte dhunë dhe ndaj 4 fëmijëve të tij.
I marrë në pyetje nga policia Asqiri Mandri ka deklaruar se i monitoronte se “kështu ma dha truri”.
Lexo edhe...
Rey