Aksident pranë Tiranës, 24-vjeçari përplas rëndë tre adoleshentë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të një karburanti në Mullet ku një 24-vjeçar ka përplasur me makinë 3 adoleshentë.

fustane me qera

Raportohet se të tre të aksidentuarit janë të moshës 17 vjeç, ndërsa pas aksidentit janë transportuar drejt spitalit për të trajtuar plagët e marra.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com