Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së hënës në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec. Një 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se 63-vjeçari Hysen Lamaj ka qenë roje në shkollën e fshatit Kuman dhe së fundmi e kishin pushuar nga puna.
63-vjeçari nuk e ka pritur mirë këtë lajm dhe në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Hyseni kishte punuar roje në atë shkollë prej 20 vitesh dhe vetëm tre vjet para pensionit e pushuan nga puna që mbante familjen.
Një qytetar shkruan se drejtoresha dhe kryebashkiakja firmosën shkarkimin e tij dhe pas këtij lajmi, ai ndërmori aktin e rëndë.
“Jam nje banor nga fshati Kuman i Bashkis Rroskovec. Dua ti jap nje lajm te rende qe ka ndodhur ne fshatin tone. Drejtoresha e Shkolles hoqi nga puna Hysen Lamaj, roje shkolle prej 20 vitesh.
Ai i shkreti piu helm dhe vdiq. Ishte 63 vjec. E ka shpin afer shkolles. Me ate rroge ushqente familjen si hallexhi. Ngjarja ka ndodhur dje por policia nuk e ka dhene si lajm. Po e fshehin ngjarjen se eshte rende.
Te gjith e din se i shkreti helmoi veten se e hoqen nga puna. Dje ka ndodhur. Sot u varros. E hoqen nga puna se ishte demokrat. I nxine jetën. E cuan ne varr.
Edhe Majlinda Bufi ka dore se ajo i paguan rojet e shkollave. Ngaqe nuk votoi Majlinden drejtoresha e shkolles e propozoi shkarkimin nga puna dhe majlinda e firmosi dhe ai i shkteti vrau veten.” – shkruan një burim i JOQ-së.