E rëndë/ Ish polici vret gruan, më pas veten, dyshohet se…

Një ish-polic u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli.

Burri fillimisht ka qëlluar në ajër nga ballkoni i tij. Më pas ai u mbyll në shtëpi dhe fillimisht vrau gruan e më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje. Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.

Karabinierët rrethuan zonën dhe hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com