E rëndë në Berat/ “Nuk mundem më”, 41-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë, telefonoi të vëllain dhe…

Aktualitet 229 Views Add a Comment

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetë ditën e djeshme duke pirë fostoksinë. Viktima Shpresa Krëku mësohet se përpara se të kryente aktin e rëndë ka telefonuar të vëllanë duke i thënë: “Nuk mundem më, amanet fëmijët”.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.

Nëna e dy fëmijëve raportohet se ka pirë 3 kokrra fostoksinë pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Krëku, i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com