E pushuan nga puna, egjiptiani në Greqi vret motrën e pronarit dhe dy punonjës

Një 70-vjeçar egjiptian ka vrarë tre persona në një kompani anijesh në Gylfada, Greqi.

fustane me qera

70-vjeçari që kishte punuar prej 36 vitesh në kompaninë e anijeve të familjes Karnesi, por që ishte pushuar nga puna kohët e fundit, ka hyrë në zyrat e kompanisë dhe ka vrarë motrën e pronarit të anijes Spyros Karnesi, Maria Karnesi ,

drejtorin menaxhues të kompanisë së transportit detar, Antonis Vlassakis, i cili ishte i martuar me motrën e Maria Karnesit, dhe ish-kapitenin dhe punonjësin në zyrën e kontabilitetit të kompanisë, Elias Koukoularis.

Sipas mediave greke, pak para se të hapte zjarr, egjiptiani dyshohet se u ka thënë drejtuesve të kompanisë se “kam ardhur për të larë hesapet ”.

Ai mbërriti në kompani pak pas orës 10:00 me një mjet tip “Nissan” dhe duke i thënë rojes së sigurisë se kishte ardhur për të pastruar disa hesape të pazgjidhura, ai hyri brenda.

Pasi parkoi automjetin në bodrum, ai u ngjit në katin e parë ku ndodheshin para viktimat tij. Ai nxorri pushkën dhe pa hezituar u mori jetën. Më pas është kthyer në bodrum dhe i ka dhënë fund jetës së tij.

Dy punonjës të kompanisë janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm “Asklipieio Voulas”, për të marrë ndihmën e parë, pasi ndodheshin në gjendje të keqe psikologjike.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com