39-vjeçari Altin Çoku është arrestuar pasi shpërndarja e një foto intime në rrjetet sociale, është bërë shkak për vetëvrasjen e një 27-vjeçareje.
Çoku, një personazh i njohur i rrjetit social, TikTok dyshohet se ka hapur një profil me foton intime të 27-vjeçares, me të cilën ishte e lidhur prej kohësh.
Ndërkohë, vajza ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova, por në Kamëz vinte pasi kishte familjarët e saj.
Çoku ka deklaruar se foton me vajzën e ka bërë kur kanë qenë bashkë në hotel, por nuk e ka publikuar vetë në rrjetet sociale.
39-vjeçari është duke u hetuar nga policia edhe për raste të tjera shantazhi nëpërmjet rrjeteve sociale
Rey