“Bëhu e dashura ime, ose do të ta bëj të keqen”/ Nëna e Sibelës zbardh detaje tronditëse, tregon SMS-të kërcënuese të Altin Çokut ndaj të bijës

Aktualitet 286 Views Add a Comment

Janë zbuluar detje tronditëse nga vetëvrasja e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila u hodh nga tarraca e katit të 4-rt pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, i cili dyshohet se i publikoi foto intime në rrjetin social TikTok.

Nëna e viktimës, Daniela Abedini në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se në mesazhet që 39-vjeçari i dërgonte të bijës i thoshte “do të bëhesh e dashura ime, o s’ka”.

“Kur isha dje në polici më thanë që vajza i ka dërguar një mesazh mostra ku i ka thënë “ose do bëhesh e dashura ime ose s’ka”. Vajza ka shkuar të punojë, jo të zërë të dashur.

I ka thënë “do ta bëj të keqen”. I ka thënë që videot do t’i hedh në TikTok. Vajza i ka thënë që fshiji ato foto nga TikTok. “Do ta bëj edhe më zi, nuk ti heq”. Vajza është hedhur për shkakun e tij.

Ta dija që vajza mi tregonte, ose do ta vrisja me duart e mia, ose do ta denoncoja në polici. Unë e njoh fëmijën tim”, tha Daniela Abedini.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com