Hodhi foshnjën në LUM, dënohet me 22 vite burg 33 VJEÇARJA nga Shkodra!

215 Views

Është dënuar me 22 vite burgim, Orjana Gremi, vajza që në muajin, Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.

Në 12 Shkurt 2024 gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, për shkak të braktisjes së foshnjës së sapolindur në ujërat e lumit Kir.

Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, e cila reziltoi fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com