18-vjeçari në Tufinë dhunon bashkëshorten, akuzohet se për’dhunoi edhe një të mitur

Aktualitet 72 Views Add a Comment

Një ngjarje e rëndë raportohet në Tufinë të Tiranës, ku një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë i dyshuar për dy ngjarje të rënda.

Policia thotë se 18-vjeçari me inicialet K. R., banues në Tufinë, dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur si dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com