39-vjeçari nga Shqipëria, i cili qëlloi me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare nga Rumania, në një shtëpi në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 07:30 të mëngjesit të së premtes, është paraqitur në Prokurori.
Lagjia në Heraklion ku jetonte çifti është ngrirë nga krimi brutal.
Dëshmitë e personave që e njihnin vajzën fatkeqe zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.
Si ndodhi vrasja?
Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari e priste, pasi kishte konsumuar alkool. Edhe një herë mes tyre ka pasur një debat të ashpër, me 39-vjeçarin që e ka qëlluar në tëmth duke e vrarë në çast.
Më pas vetë autori ka telefonuar EKAB-in dhe Policinë , ndërsa ka rrëfyer në Sigurim se e ka vrarë.
Arma me të cilën 39-vjeçari vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet.
Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga partnerja e tij apo ndonjë grua tjetër.
29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan të kujdesit shëndetësor në qendër të Heraklion.