“Na gritë nga lekët, 7 ditë zgjat oferta”, Kompania ONE Albania braktis qytetarët, institucionet “kyçin gojën”

Qytetarët dhe abonentë e ONE Albania ankohen vazhdimisht prej muajsh për shërbimin që ofron kjo kompani celulare, mungesën e shërbimit të telefonisë dhe internetit dhe tarifat abuzive që ka vendosur pas bashkimit me operatorin tjetër Albtelekom.

fustane me qera

Mirëpo, duket se këto ankesa kanë rënë në veshë të shurdhër dhe askush nuk po reagon. Ose më saktë, institucionet shqiptare kanë “kyçur gojën” për kompaninë celulare që premtoi risi me hyrjen e re në treg, por që prej muajsh ka futur abonentët në një lëmsh të madh.

Investitorët e rinj u larguan nga sistemet perëndimore dhe zgjodhën një sistem operativ indian, i cili nuk përballoi dot ngarkesën, duke qenë se ishte pa përvojë dhe për vende të botës së tretë, e për rrjedhojë la pa shërbim mijëra qytetarë në gjithë vendin.

Pas më shumë se dy muajsh, u vendos që i ashtuquajturi unifikim me Albtelekom të bëhej manualisht nga vetë përdoruesit.

Edhe këtu ONE Albania mashtroi qytetarët dhe abonentët e vetë, duke premtuar oferta më të mira, më ekonomike dhe shërbim më cilësor.

Por çfarë ndodhi? Ofertat e kësaj kompanie celulare dukshëm u shtrenjtuan më tepër sea ishin më parë, madje edhe më shumë se kompania tjetër së cilës i bleu aksionet, Albtelekom.

Qytetarët ankohen vazhdimisht dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, si AKEP, për shkak të tarifave abuzive. Këtyre shqetësimeve u janë bashkuar dhe zëra të njohur të medias, por deri tani pa rezultat.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj kësaj problematike dhe ankesave të qytetarëve dhe abonentëve të ONE Albania, duke shpresuar në një reagim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetit të Konkurrencës, por duket se ato kanë “kyçur gojën”.

Shqetësimet e qytetarëve për të cilat ne kemi shkruar, janë lehtësisht të gjendshme dhe në llogarinë zyrtare të One Albania në Facebook. Sapo kompania bën ndonjë njoftim apo reklamon shërbimin “cilësor”, merr qindra kritika për shërbimin dhe pagesat.

Ama Facebook nuk është si institucionet shqiptare, pasi aty abonentët i thonë troç shqetësimet që kanë.

Kompania celulare mundohet herë pas here t’i fshijë komentet e qytetarëve dhe abonentëve. Sot ne kemi kapur disa prej tyre, në një postim të ri që One Albania ka bërë në llogarinë në Facebook, ende pa u “asgjësuar” nga ekipi që merret me marketingun e kompanisë celulare/OraNews

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com