Plagosja në kryeqytet, zbardhet dinamika e ngjarjes se si agravoi konflikti midis dy fqinjëve

Pasditen e sotme është regjistruar një plagosje në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytet ku mbeti i plagosur Xhevahir Kolaveri.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e cila mësohet se është regjistuar pas një konflikt të çastit mes dy fqinjëve.

Shkak i konfliktit mësohet se ka qenë për motive pronësie e cila më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.

Pas ngjarjes është shpallur në kërkim autori, Amarildo Kamberi ndërsa i plagosur ka marrë plagë në kokë dhë këmbë ku ka marrë ndihmë mjëkësore.

Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kamberi kanë patur konflikt të mëparshëm.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com