“Do jemi me sniper nga tarraca t’jua fusim në lule të ballit”, çifti i lezbikeve trondisin me deklaratën: U kërcënuam me jetë sapo kishim dalë për kafe

Alba Ahmetaj, drejtuese e organizatës “Pro LGBT” ishte këtë të martë e ftuar në një emision televiziv, ku së bashku me partneren e saj Edlira Mara për të folur për një ngjarje të rëndë.

Ato kanë kaluar një ditë të këndshme me dy vajzat e tyre ku së bashku pasi kanë çuar vajzat te lodrat, janë kthyer të katërta dhe janë ulur në një nga lokalet e pedonales së Tiranës.

Më vonë atyre u ka ardhur një mesazh kërcënues me profil fals në messenger, në të dyja adresat e tyre. Në mesash thuhej:

“Kur të vini ju te pedonalja prap si sot, ne do jemi me sniper  nga tarraca t’jua fusim në lule të ballit. Do dilni ju për kafe”.

Alba Ahmetaj tha se mesazhi në fillim i ka shkuar Edlirës, por ajo e ka para e para, ndërsa pas disa minutash i ka shkuar edhe asaj.

“Mesazhi më ka ardhur edhe mua edhe Edës. Unë e kam parë e para. Nuk është i njëjti tekst, por është thuajse i njëjtë.

Nga mënyra sesi është shkruar dhe distanca kohore mendojmë se është i njëjti person”,-tha Alba.

“Kjo është hera e parë që kemi marrë kërcënime me jetë. Mendojmë se ka qenë një person aty afër.

Nuk e di sesi një njeri mund të shkruaj një tekst të tillë kur shikon dy vajza të mitura 3vjeçare në tavolinë”,-tha Edlira.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com