Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Një 54-vjeçar me iniciale F.H ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka humbur jetën.
Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë Fier:
Informacion paraprak/ Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Lexo edhe...
Rey