Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i 31-vjeçarit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja

Një ditë pasi Prokuroria e Shkodrës i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, ku u arrestua pak ditë më parë, babai i tij Mustafa Lici ka mohuar akuzat dhe përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës.

Në një deklaratë për mediat dje, Lici pretendon se ka prova se në kohën kur ndodhi vrasja e Endri Mustafës, djali i tij ndodhej në Tiranë. “Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika.

Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera.

U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin.

Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë Niko Brahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicion”, deklaroi Lici.

Kujtojmë se Ibrahim Lici u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com