Humb jetën 23-vjeçarja në Shkodër, dyshohet se piu fotoksinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Një 23-vjeçare ka humbur jetën ndërsa dyshohet se ajo ka konsumuar fotoksinë. Suada Hysenaj fillimisht u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com