Tragjike/ Shembet miniera e arit, vdesin 30 persona dhe mbi 100 të bllokuar

fustane me qera

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, 15 janë plagosur ndërsa dhjetëra të tjerë janë bllokuar në Venezuelë si pasojë e shembjes së një miniere ari në La Paragua, në kufi me Brazilin.

Autoritetet vlerësojnë se të paktën 100 perfsona kanë mbetur të bllokuar, sipas mediave të huaja.

Vendndodhja e minierës, e njohur si “Bulla Loca”, rreth 460 kilometra në juglindje të kryeqytetit, vështirëson përpjekjet e ekipeve të kërkim shpëtimit.

Në mungesë të pajisjeve të specializuara, ishin vetë minatorët dhe banorët e zonës që morën iniciativën për të ofruar ndihmën e parë.

Me mjete të improvizuara për të gërmuar nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve ose për të nxjerrë trupat.

Kjo ngjarje nuk është e para që ndodh në “Bulla Loca”. Pak muaj më parë pati dy rrëshqitje dheu që lanë të paktën 10 të vdekur.

Minierat ilegale përbëjnë një problem në Venezuelë, duke prekur zona të gjera natyrore dhe duke vënë në rrezik komunitetet lokale, përfshirë popullsinë indigjene.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com