Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga arrestimi Muharrem Koroveshit, i dyshuar si organizator i një atentati në Vlorë, i cili mbeti në tentativë, pasi policia arriti të kapë Amarildo Xhanej, personin që do ta kryente.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Xhanej ka bashkëpunuar nga autoritetet dhe se ka treguar detaje edhe nga ngjarja e ndodhur në Top Channel, ku televizioni u godit dhe u vra roja.
Hoxha deklaroi se në Vlorë, situata është veçanërisht problematike, për shkak të luftës mes grupeve kriminale.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit i paraprinë situatës dhe kanë ndërhyrë para se të ndodhen në një ngjarje tjetër. Operacioni i ditës së shtunë, ka qenë vendim i Gjykatës Speciale, ku ka vajtur SPAK. Është kapur një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerët.
Personi i kapur, ëhtë person që paraqiste rrezikshmëri të lartë, Muharrem Koroveshi, përdorte edhe emrat Muharrem Ismaili dhe Muharrem Myftari. Rezulton të jetë organizator i një atentati që do të kryhej në 6 gusht të vitit të kaluar në Lungomare në Vlorë.
Ajo ngjarje, policia u njoftua në kohë dhe është enigmë se si arriti policia të njoftohej. Ata që ishin objektivi, nuhatën që ishte futur në territorin e tyre njeri i panjohur.
Personi kishte ardhur nga Shkodra, një vrasës me pagesë, i identifikuar si Amarildo Xhanej, me pistoletë me silenciator dhe një veshje tjetër, me doreza. Sapo hyri në një pastiçeri, afër lokalit ku rrinte njeriu që do të vritej, vajti policia.
Ky person ishte përfshirë në një seri ngjarjesh, që ka filluar tani të bashkëpunojë me SPAK dhe ka dhënë materiale edhe për çështje të tjera. Përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në Top Channel dhe u vra roja.
SPAK ka mundur të zbulojë kush e organizoi atentatin e 6 gushtit. Sipas deklarimeve të tij, u tha se shuma që ishte ofruar ishte 300 mijë euro. Pra kuptojeni në cilat nivele flitet. Ka patur guximin ta bëjë edhe në mes të ditës, në kulmin e sezonit në gusht. Personi ka folur dhe ka dhënë edhe emrin e organizatorit që u kap të shtunën.
Dy personat e tjerë, kushërinj, po e shoqëronin vrasësin me pagesë. E kanë shoqëruar që edhe të orientohej, por edhe të mos dukej. Kur ka ndërhyrë policia, dy të tjerët janë larguar dhe nuk janë kapur dot.
Ajo që e bën ngjarjen me peshë, është që SPAK, duke përfituar nga arrestimi për një ngjarje tjetër, e ka bindur për të dhënë informacionin se kë do të vrisnin. Bëhet fjalë për Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni të njohur. Është beteja midis grupeve në Vlorë.
Të gjitha këto janë konflikte që kanë të bëjnë edhe me ngjarje të tjera. Në Vlorë ka patur 16 të zhdukur.
Ines Hajrrullai ka shpëtuar, herën e parë ka humbur këmbët se ja vunë ekspoziv në makinë. Është tentuar të vritet disa herë. Nuk ndodhet në qytetin e Vlorës”, tha Hoxha.