“Ishte persekutuar prej kohësh nga Policia dhe shteti”, gazetari Qyno rrëfen rastin tragjik: Djali u kriminalizua, vrau efektivin dhe veten, për çdo ngjarje hashashi…

Aktualitet 197 Views Add a Comment

 

Gazetari Elton Qyno në një studio televizive ka rrëfyer çfarë fshihej pas historisë tragjike në Lezhë, ku një person vrau efektivin që po kryente një kontroll rutinë në banesën e tij dhe më pas veten.

Sipas Qynos, arsyeja që e çoi të riun të ndërmerrte aktin e rëndë është se ishte persekutuar prej kohësh nga Policia dhe shteti.

Qyno tha se i riu kishte qenë njëherë në burg, herën e dytë i bënë presion dhe të tretën, kur polici i vajti për një kontroll rutinë për çështjen e hashashit, vrau atë dhe më pas veten.

“Çdo ngjarje dhe çdo hashash që kapej nëpër shkolla vinin dhe merrnin këtë djalin”, tha Qyno, duke theksuar se kjo ishte arsyeja e vërtetë që e kishte provokuar për të ndërmarrë aktin ekstrem.

Qyno: Një rast në Lezhë, ai djali që vrau Policin dhe më pas veten, e kishin futur njëherë në burg. Më pas po i bënin presion për ta futur në burg për herë të dytë dhe herën e tretë, kur i vajti polici dhe i bëri kontrollin rutinë për çështjen e hashashit, i ra dhe e vrau Policin dhe më pas veten.

Qyno: Pse e bëri ai këtë? Sepse dy herë e kishin futur në burg në mënyrë të padrejtë, herën e tretë ai bëri tragjedinë si për policin edhe për veten.

Ai ishte rasti tipik, dhe media i mëshoi faktit se u vra polici dhe RENEA… Po ta marrësh në gjenezë të gjithë fabulën e atij rastit në Lezhë, ishte fakti që ai djali ishte persekutuar nga fillimi deri në fund nga Policia dhe shteti. E kishin futur kot.

Çdo ngjarje dhe çdo hashash që kapej nëpër shkolla vinin dhe merrnin këtë djalin. E kishin marrë dy herë, herën e tretë nuk kishte çfarë të bënte më ai dhe ja futi me armë policit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com