Krimi i rëndë në familje/ Eksperti Karamuço ngre dyshime të forta: Vrasjen nuk e ka kryer vajza e tij, policia të verifikojë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nuk mund të jetë kryer nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta.

fustane me qera

Në një intervistë për “Newsline”, Karamuço u shpreh se vrasja është kryer në bashkëpunim dhe nuk ka ndodhur në kasolle, por brenda banesës.

Sipas ekspertit, policia duhet të verifikojë celularët e familjarëve, shenjat e gjakut si dhe kush e lëvizi automjetin e viktimës.

“Që në momentin e parë qe kemi marrë informacionet e para, është se dyshohet për krim brenda famljes, është vrasje në bashkëpunim, me shumë gjasa ka ndodhur brenda banesës. Mund të ketë ndodhur për motive të dobëta, me paramendim.

Mund të ketë qenë një zënkë e momentit që ka shtuar edhe agresivitetin e anëtarëve të tjerë të familjes. Menjëherë ka qenë reagim i beftë, e kanë goditur, e kanë transportuar së bashku në një vend të sigurt.

Cilët persona kanë qenë në banesë, duhen parë rrobat e anëtarëve të familjes në banesë. Do verifikuar se kush e ka zhvendosur makinën përmes kamerave të sigurisë.

Ajo që unë kam dëshmuar, se vrasja është bërë diku tjetër, dhe groposja diku tjetër, është fakti që personat kanë vendosur ta bëjnë brenda në banesë. Një armë e tillë përthithet shumë dhe nuk dëgjohet shumë në distancë.

Groposja miund të jetë bërë gjatës natës. Duhen parë vrimat hyrëse dhe dalëse të plumbave. Nëse nuk ka gjurmë, duhet të kthehemi në banesë. Kjo po hetohet nga policia, patjetër. Do dalin persona të tjerë.

Kjo nuk është vrasje e kryer nga një femër. E gjithë dinamika e ngjarjes është e tillë, që duhet parë edhe kufoma. Duhen kontrolluar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Arma nuk përdoret shumë nga femrat. Flitet për një ekzekutim sesa për një vrasje. Është diçka e kryer nga dikush që e njeh armën. Janë veprime që nuk i shkojnë në mend një personi të tillë.

Mbase nga një urrejtje nga ajo padrejtësi që i ka ndodhur nga babai, për të shpëtuar nënën, djemtë. Ajo ka qenë në vendngjarje, patjetër, Ajo ka parë se çfarë ka ndodhur”, theksoi ai.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com