Vajza e vret dhe e gropos babain e saj/ “Është ende herët për të kuptuar se kush janë shkaqet”, sociologia e njohur zbulon detajet: Kjo fejesë e padëshiruar mori një shkallë konflikti që nuk duhej ta…

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Kështu deklaroi policia, e cila ka dyshime se Hygerta Meta nuk veproi e vetme në vrasjen e të atit.

Gjatë ditës së sotme vajza është kthyer në skenën e krimit, ndërsa ka rrëfyer se ka qenë ajo që vrau babain e saj.

Pa asnjë shenjë pendese, 19-vjeçarja deklaroi se nuk pendohej që kishte vrarë babain pasi ai ia kishte nxirë jetën të gjithë familjes. Mësohet se Pëllumb Meta është vrarë me 4 plumba.

Sociologia Entela Binjaku në një intervistë për “Ora News” u shpreh se ngjarja e Durrësit është tejet e rëndë dhe duhet bërë një analizë e thellë për mënyrën se si bëhet një krim brenda familjeve tona dhe shkaqeve që çojnë në këto akte.

Hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe do t’i regjistronte pronën, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

“Është ende herët për të kuptuar se kush janë shkaqet që mund të jenë një seri shkaqesh në pasojat e tmerrshme siç është vrasja, groposja e prindit dhe mbajtja e fshehtë e këtij krimi.

Kemi të bëjmë me një qetësi dhe gjakftohtësi për të përballuar të gjithë presionin e brendshëm që ka një rast i tillë.

Mendoj që shkaku mund të ketë qenë një premisë për përshkallëzim të konfliktit në familje por duhet pritur në ditët në vijim ku mund të kemi më shumë të dhëna se sa ky i sotmi, që shkak është një fejesë me detyrim.

Ajo që vlen të theksohet është se kemi të bëjmë me një familje fare të re që të jetë kaq patriarkale, pasi kujtomë që prindi është vetëm 49 vjeç dhe nuk e besoj se ka qenë kaq fort i ngulitur në mendjen e tij në strukturat patriarkale. Megjithatë, kjo nuk përbën as përjashtim.

Kjo fejesë e padëshiruar mori një shkallë konflikti që nuk duhej ta kishte marrë”, u shpreh ndër të tjera sociologia Entela Binjaku.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com