Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit ku fëmijët vrarë babain e tyre Pëllumb Meta dhe më pas i fshehën kufomën.
Ndryshe nga sa është deklaruar nga e bija 19 vjeçare e viktimës, e cila pretendon se shkak për vrasjen është bërë fakti se i ati ka dashur ta fejojë me zor, familja me të cilën pritej të lidhte krushqi, ka deklaruar të kundërtën.
Policia u ka marrë deklarimet disa prej personave nga familje me të cilën pritej të lidhej krushqi, O Q. , R. Q. E. Q.
Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar.
acdailynews