‘Pse vjen si vrasëse?’, flasin shoqet e Hygertës: Na ka thënë se babin e kishte shumë strikt

Shoqet e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila mori pjesë në vrasjen e babait të saj Pëllumb Meta bashkë me 2 vëllezërit e saj.

Shoqet tregojnë se Hygerta ishte një vajzë e qetë, e fokusuar te mësimet dhe pak tip i mbyllur.

Ato gjithashtu treguan se ajo iu kishte thënë se nuk kishte rrjete sociale pasi babin e kishte shumë strikt.

“Pas krimit…. ka ardhur 2-3 ditë mesa di unë! Vinte dhe ishte më e ftohtë se zakonisht. Një ditë të javës së kaluar diskutuam rreth familjes… u pyet sa e doni babain, vura re se Hygerta uli kokën dhe nuk u përfshi nuk reagoi fare…

Duke parë Hygertën si në sjellje kemi rastisur që kishim rrugën bashkë, tha se kishte harruar telefonin dhe nuk ishte fare në panik. Ajo tha as nuk e përdor fare telefonin.

Maksimumi sa për komunikim me të shtëpisë nuk kam asnjë rrjet sociale. Nuk mendoj se ka pasur diçka tjetër sepse as në kafe nuk dilte me ne. Kishte primare shkollën.

Ishte studentja më e mirë, bënte shumë pas mësimeve. Ajo ishte shumë e dhënë, merrte pjesë në çdo diskutim. Kishte shumë informacion për çdo gjë. Hygerta ishte shumë e thjeshtë, vinte pa make up.

…kemi diskutuar me prindërit dhe tha nuk e lë të dalë. Nuk e linin të fliste me shoqërinë.

Kishte një orar fiks që duhet të shkonte në shtëpi… sa mbaronte mësimi iknin.

Kishte merak mungesat…

Pse vjen si vrasëse? Në këtë moment kishte shtrënguar grushtin fort!’- u shprehën shoqet.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com