Shkoi për peshkim dhe ra në det, polumbarët ende në kërkim të trupit të 40-vjeçarit

147 Views

Polumbarët në Durrës po vijojnë ende kërkimet për trupin e 40-vjeçarit i cili ra në det ditën e djeshme pasi po peshkonte.

Aurel Ndoni kishte dalë për peshkim së bashku më vëllanë e tij në Porto Romano.

40-vjeçari ka rënë pa dashje në det dhe kushtet e motit nuk kanë qenë aq të favorshme ndaj është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Share This Article