Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle dalin sot para gjykatës. Tre fëmijët do të njihet me masën e sigurisë.
Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.
Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
L
Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj.
Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistolete e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta. Në dëshminë para hetuesve autori kryesor i krimi deklaron se babai i tyre, ishte autoritar dhe i dhunshëm.
Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj. Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistoletë e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta.
Mirëpo, versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.
Sipas dosjes hetimore, ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.