“Hyseni ka qenë i dhunshëm”/ Eksperti Kriminalistikës: Hygerta mund ta ketë pranuar fajin për t’i shpëtuar trysnisë së vëllait

Sipas tij presioni nga i vëllai mund ta ketë shtyrë Hygerta Metën të pranojë se e ka kryer ajo krimin.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se Blerina Meta nëna e tre fëmijëve të arrestuar ndodhet tek shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Kjo familje, sipas saj ka gjithashtu probleme, pasi nëna e Blerina Metës ka vrarë vjerrën dhe plagosur bashkëshortin (babai Blerinës) disa vite më parë.

Ervin Karamuço: Kanë edhe një zhvendosje këta në logjikë. Edhe djali i madh ka qenë i dhunshëm. Disa të dhëna të tërthorta, Hyseni ka jetuar jashtë shtetit, vajtje-ardhje. Ky është nën efektin e lëndëve narkotike, dhe mund të kërkonte para.

Ku ka krijuar frikë në familje. Këta janë bërë përpara faktit të kryer se do ta bëjmë. Deklarata e parë ishte për të hequr edhe atë trysninë e vëllait, hajde se po e bëj unë se mos më bën gjë vëllai. Është vrasje e momentit.

Armand Bajrami: Në momentin që janë të arrestuar të tjerë, nuk mendoj që i mban më frika. Me një vëlla të arrestuar, do të tregojë të vërtetën.

Dorjana Bezat: Nëna është tek familja e saj në Laç, pasi ka frikë se mund t’i bëjnë gjë. Ajo rrinte vetëm me fëmijët e saj dhe ka raporte vetëm me vëllezërit e saj.

Duke qenë se edhe atje kanë probleme dhe përçarje për shkak se nëna e Blerina Metës ka vrarë vjehrrën dhe plagosur burrin. Ka vuajtur dënimin për këtë.

Pasi ka dalë nga burgu i kanë sheshuar gjërat dhe tashmë me ta jeton edhe Blerina. Pra jeton me prindërit e saj.  


acdailynews.com

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com