Tre fëmijët në burg/ Vëllai i Pëllumb Metës zbulon bisedën me kunatën: Kur shkova dhe e pyeta, më tha se mungonte pasaporta dhe…

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes.

Në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, i moshuari tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.

“Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina.

Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë.

Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!”, tha ai.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com