17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në Honduras. Ngjarja ndodhi pasi 2 autobusë u përplasën në një rrugë dytësore në një provincë që ndodhet në veriperindëm të Hondurasit.
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikëve tha për AFP se 15 prej të vdekurve kishin humbur jetën në vend ndërsa 2 të tjerët gjatë transportimit në spital.
Gjatë procesit të identifikimit të viktimave janë shfaqur skena dramatike nga familjarët e tyre të cilët ishin të traumatizuar.
Përplasja ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në një rrugë malore. Personat që ndërruan jetë ishin të gjithë emigrantë.
Çdo ditë qindra emigrantë nga vendet e Amerikës së Jugut kalojnë Hondurasin në përpjekje për të arritur në SHBA për një jetë më të mirë.
Lexo edhe...
acdailynews