Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që tronditi Durrësin dhe gjithë vendin.
Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron. Ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në emisionin GoodMorning Albanians se Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës është e përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e tij.
“Nëna për mua është në lojë, nëna është në liri të kontrolluar. Ata kanë vepruar si një organizatë kriminale, edhe pse jo si profesionistë.
Të vish aty si triumfalist se ke vrarë një baba, i bie ose ke pasur një baba që s’e meriton emrin baba…
E di çfarë do të thotë marrja përsipër e një vrasjeje, ose nuk je mirë nga trutë e kokës, kam parë vrasës profesionistë që janë shpërfytyruar kur kanë marrë masën e dënimit”, tha eksperti.