E rëndë/ 30-vjeçarja hidhet nga pallati, niset me urgjencë drejt Traumës (Emri)

Një e re ka mbetur e plagosur rëndë në Lezhë pas rënies nga një lartësi. E lënduara është një 30-vjeçare me iniciale E.L., e cila sipas policisë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

fustane me qera

“Pasditen e sotme, në lagjen ‘Besëlidhja’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin.

30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.

 

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com