Pamje të rënda vijnë nga qyteti i Korçës, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri Emiljano Pinen alias Jorgo Priftin, duke i marrë jetën dhe më pas vrau dhe veten.
Dy trupat shfaqen shumë pranë njëri tjetrit, të mbuluar me çarçafë dhe njolla gjaku, teksa është zbardhur dhe arsyeja e këtij krimi të rëndë.
Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.
Ilo Lluka ka shkuar në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar disa herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Babai i autorit të ngjarjes Ilo Lluka bashkëjetonte me nënën e Emiljano Pine.
Ka pasur një konflikt pasi, babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ja linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pines.
Gjatë mbrëmjes së sotme Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano e ka thirrur atë jashtë dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Më pas ka qëlluar dhe veten.